GJKKO vihet në lëvizje

Shqipëria

GJKKO vihet në lëvizje

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:16
GJKKO

Me datë 27 Korrik GJKKO do të vendosë për të rishqyrtuar ose jo kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për ngjarjen e Gërdecit.

Kjo lëvizje e GJKKO, erdhi pas vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpalli moskompetencë për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.

Mësohet se gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK është Erjon Çela.

Gjatë shyqrtimit të kësaj kërkese, nuk do të ketë pjesëmarrje të palëve, pasi do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.

Kujtojmë se SPAK, kërkoi rihapje të hetimeve pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar dhe për këtë akuzojnë Fatmir Mediun ish-Ministrin e Mbrojtjes.

Sipas SPAK, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.

Për këtë, Prokuroria e Posaçme vlerëson se plotësohen të gjitha kushtet ligjore për të ndjekur penalisht Fatmir Mediun ish-Ministrin e Mbrojtjes./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat