Lajm i keq! Shihni se çfarë po ndodh në Malin Tomorr

Shqipëria

Lajm i keq! Shihni se çfarë po ndodh në Malin Tomorr

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:15
Mali Tomorr

Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e sotme në një tjetër zonë në malin e Tomorrit. Temperatura e lartë dhe era kanë përhapur shkëndijat e vatrave të mëparshme dhe zjarri është ndezur sërish.

Tashmë zjarri ka vijuar në një zonë tjetër ku terreni i thyer shkëmbor dhe lartësia mbi 1.800 metër e bën të pamundur shuarjen e tij në rrugë tokësore.

E vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikopterë nga ajri.

Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 25 ha pyje, qindra sipërfaqe me shkure dhe dogji e shkatërroi fole zogjsh e kafshësh të egra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat