Padia ndaj ambasadorit Soreca, reagon KE

Shqipëria

Padia ndaj ambasadorit Soreca, reagon KE

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:17
Luigi Soreca

Komisioni Evropian ka reaguar pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një deklaratë nga Brukseli, zëdhënësi i KE i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese.

Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri”, deklaron zëdhënësi i KE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat