ARRSH: Të enjten, kufizim të qarkullimit të automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan

Shqipëria

ARRSH: Të enjten, kufizim të qarkullimit të automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:46
Si do te behet levizja

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të mërkurën për një kufizim të qarkullimit të automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit të ARRSH, të enjten (15 korrik), ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni.

Për këtë arsye, punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

“Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat