“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës”, Meta: Edhe ne kemi ‘Mandelat’ tanë që u privuan nga liria për shkak të besimeve

Shqipëria

“Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës”, Meta: Edhe ne kemi ‘Mandelat’ tanë që u privuan nga liria për shkak të besimeve

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:31
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka risjell në vëmendje Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit, shkruan se Mandela, ishte një simbol i vuajtjeve në emër dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtat e njeriut.

Zoti Meta përmend emra të njohur personalitetesh shqiptarë që për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.

Postimi i plotë:

"Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës na risjell sot në vëmendje veprën dhe trashëgiminë e vlerave të një personaliteti të madh dhe të paharruar, simbol të vuajtjeve në emër dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, i cili frymëzon në çdo kohë me angazhimin dhe përkushtimin e palodhur për paqen dhe pajtimin.

Në Shqipëri dhe në Kosovë ne kemi patur At Zef Pllumin, Pjetër Arbnorin, Adem Demaçin dhe mijëra ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë u privuan nga liria, vuajtën dhe u përndoqën nga regjime mizore për shkak të ideve dhe besimeve të tyre, por mbijetuan për të na rrëfyer dhe inkurajuar për të qenë më tolerantë për idetë, besimet dhe kulturat e njëri-tjetrit, si dhe gjithmonë syçelët për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit," shkruan kreu i shtetit në Facebook."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat