Covid-19/ Vaksinimi asnjë rol në Shqipëri, sjellja e Coronavac shpërdorim parash dhe papërgjegjshmëri

Shqipëria

Covid-19/ Vaksinimi asnjë rol në Shqipëri, sjellja e Coronavac shpërdorim parash dhe papërgjegjshmëri

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:52
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho, shprehet se Shqipëria nuk rrezikohet  nga një valë tjetër e  koronavirusit, pasi sipas tij qytetarët në vendin tonë kanë fituar imunitet natyral.

Ai thotë se rreth 2 milionë shqiptarë e kanë kaluar Covid-19 dhe sipas tij ata kanë fituar imunitet ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

“Unë besoj se Shqipëria nuk rrezikohet. Shqipëria ka ndryshim nga të gjitha vendeve të botës. Shqipëria ka krijuar imunitet natyral ndaj virusit SARS- Covid2. Rreth 2 milionë shqiptarë e kanë kaluar Covid, dhe kanë në mbrojte natyrale virusin. Flasim për imunitet, antitrupa të prodhuar ndaj një pjese të proteinave nga kodi gjenetik i virusit. Në Shqipëri është krijuar përgjigja ndaj virusit dhe si e tillë, mbrojtja që ofrohet nga imuniteti natyral, është shumë më e gjerë nga imuniteti që ofrohet nga një vaksinë e caktuar.”

I pyetur se nëse në rënien e shifrave të rasteve dhe vdekjeve kanë ndikuar vaksinat, Dasho e ka mohuar duke thënë se vaksinimi nuk ka luajtur asnjë rol dhe sipas tij numri i personave që kanë marrë vaksinat është shumë i vogël.

Më tej shton se vaksinimi është në situatë shqetësuese, ndërsa thekson se sjellja e vaksinave Coronavac, e cila nuk është miratuar nga FDA dhe EMA, është shpërdorim parash dhe papërgjegjshmëri.

“Vaksinimi nuk ka luajtur asnjë rol sepse numri i personave të vaksinuar është shumë i vogël dhe pjesa më e madhe e tyre është vaksinuar me vaksinës Coronavac. Vaksina Coronavac, kemi shembullin e Kilit, që vaksinoi pothuajse të gjithë qytetarët, ndërkohë tani ka valë jo vetëm infektimesh por edhe vdekjesh. Kjo është jashtë çdo mundësie që vaksinimi të ketë rol në këtë situatë.

Kemi Britaninë që rreth 70 % e popullsisë janë vaksinuar me vaksina cilësore dhe përsëri janë duke përjetuar valë. Besoj se roli i vaksinës është i papërfillshëm. Në këto kushte unë e shikoj vaksinimin në situatë problematike. Ka disa muaj që qeveria nuk po reagon ndaj kritikave dhe vazhdon të sjellë në vend një vaksinë e cila është e pa certifikuar.

Që nga koha kur Coronavac ka hyrë në Shqipëri dhe në atë kohë mund të bëheshin interpretime mbi studime që mund të kenë qenë të manipuluara. T’u ofrosh shqiptarëve vaksinën Coronavac është shpërdorim parash dhe maksimumi papërgjegjshmëri totale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat