Në Kakavijë francezit i zbulojnë zarfin me 30 mijë euro

Shqipëria

Në Kakavijë francezit i zbulojnë zarfin me 30 mijë euro

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Kontrolli i imtësishëm i automjetin tip “Mercedez ML”  i zbuloi zarfin me 30 mijë euro të cilën shtetasit francez e kishte në bagazhin e makinës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar” informoi sot policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat