Ende dy vatra zjarri aktive në Voskopojë, shikoni dëmet që kanë shkaktuar flakët

Shqipëria

Ende dy vatra zjarri aktive në Voskopojë, shikoni dëmet që kanë shkaktuar flakët

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm janë 2 vatra zjarri aktive në njësinë administrative Voskopojë, Bashkia Korçë

Vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës është pothuajse drejt fikjes. Rënia e intestitetit të flakëve ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulura gjatë natës.

Në terren janë punonjës, zjarrfikës dhe forca të armatosura që kanë nisur punën që në 05:00 të mëngjesit.

Mëngjesin e sotëm është vetëm një vatër active dhe po vijon puna për fikjen e plotë.

Ende nuk ka informacion për sipërfaqen e djegur por nga pamjet duket një sipërfaqe e konsiderueshme që është djegur.

Ndërkohë vatër aktive kemi në fshatin Gjonomadh, Flakët kanë rënë prej ditës së djeshme.

Janë 10 trupa zjarrfikëse të cilat janë duke u përpjekur për të izoluar flakët.

Ministri Niko Peleshi nga Voskopoja deklaroi dje se zjarri duket që është i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat