Epidemiologu jep informacionin e rëndësishëm, tregon pse po rriten me shpejtësi infektimet me Covid-19

Shqipëria

Epidemiologu jep informacionin e rëndësishëm, tregon pse po rriten me shpejtësi infektimet me Covid-19

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 07:37
Erion Dasho

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri është rritur ditët e fundit.

Mjeku epidemiolog Erion Dasho tha se Shqipëria nuk mund të shpresojë në imunizimin e personave të cilët janë vaksinuar me Coronavx pasi nuk ka studime të cilat tregojnë shkallën e efektshmërisë së kësaj vaksine. Deri tani, tha Dasho rreth 2 milionë shqiptarë e kanë kaluar Covid-19.

"Unë prisja që do kishim rritje gjatë verës, por nuk e prisja të kishim këtë rritje kaq të shpejtë. Shqipëria ka disa muaj që ka arritur atë shkallë imuniteti në grup që garanton mbrojtjen. Varianti Delta ashtu sikurse përhapet në personat e vaksinuar, ashtu përhapet edhe në personat që e kanë kaluar infeksionin Covid. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani vlerësohet se në Shqipëri rreth 2 milionë persona e kanë kaluar Covid.

Varianti Delta përhapet ose në persona të vaksinuar ose në persona të imunizuar. Fatkeqësisht Shqipëria ka dy probleme të mëdha. Problemi kryesor është që personat janë imunizuar me një vaksinë si Coronavac për të cilën ende nuk kemi të dhëna të besueshme se çfarë shkallë mbrojtjeje ofron. Në këto raste Shqipëria nuk e ka shpresën te personat që janë vaksinuar me Coronavac, por e ka shpresën tek ai 70% i popullatës që ka kaluar infeksionin në mënyrë natyrale”, tha Dasho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat