Zjarri rrezikon banesat në dy fshatra në Mirditë

Shqipëria

Zjarri rrezikon banesat në dy fshatra në Mirditë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 10:11
Mirditë

Një vatër zjarri problematike është raportuar në fshatin Molung të Mirditës.

Gazetari i Ora News raporton se flakët i janë afruar banesave dhe ka nisur evakuimi i disa familjeve.

Në rrezik është edhe fshati Katund i Vjetër.

Në terren ndodhen forcat e ushtrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat