Një shqiptare ka mbetur në Afganistan, pritet riatdhesimi i saj

Shqipëria

Një shqiptare ka mbetur në Afganistan, pritet riatdhesimi i saj

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:29
Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi këtë të martë ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për strehimin e një grupi afganësh në Shqipëri.

Peleshi në fjalën e tij është shprehur se ne si vend anëtar i NATO-s kanë përgjegjësinë për të ardhur në ndihmë në kriza të tilla.

Sipas tij, një kontigjen afganësh pritet të vijnë  gjatë orëve në vijim, të cilët do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

“Ne jemi pjesë e mobilizimit për të përballuar pjesën tonë në këtë krizë, dhe duhet që të mirëkuptojmë gatishmërinë tonë për të marrë pjesën e ngarkesës që i tako dhe ky është rasti për pritjen e një pjesë të afganëve pasi vendi i tyre është në trazira, Shqipëria ka pranuar dhe duke u ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që do të presim një kontigjen të grupit të afganëve. Një shtetase shqiptare punonte atje për një organizatë të huaj dhe kemi pasur informacion nga familja dhe po bëjmë gjithçka duhet për të bërë dhe riatdhesimin e saj në vendin tonë”,  është shprehur Peleshi.

Ndërkohë ai ka dhënë detaje në lidhje me një shtetasen shqiptare që ndodhet në Afganistan, ku theksoi se janë në bisedime për riatdhesimin sa më parë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat