Rriten frikshëm shifrat e të infektuarve

Shqipëria

Rriten frikshëm shifrat e të infektuarve

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:25
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  5135 testime dhe kanë rezultuar pozitivë  451 qytetarë, ndërsa jane regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 54
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5153

Testime totale 965,137
Raste pozitive 136,598
Raste të shëruara 130,755
Raste Aktive 3,375
Humbje jete 2,468

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1228
Shkodër 523
Fier 328
Vlorë 327
Durrës 200
Elbasan 194
Lezhë 181
Gjirokastër 114
Berat 98
Korçë 76
Kukës 68
Dibër 38

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat