Sinoptikania zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në dy javët e fundit të muajit gusht

Shqipëria

Sinoptikania zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në dy javët e fundit të muajit gusht

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:14
Ilustrim

Muaji gusht do të mbyllet me temperatura të larta dhe thatësirë.

Sipas meteorologes Adiola Bani, vendi ynë do të mbizotërohet nga temperatura të larta deri në fund të gushtit, ndërsa moti do të freskohet midis datave 18 dhe 20 gusht, me rënien e temperaturës me 2 gradë Celcius. Pjesa e mbetur e gushtit mbete e “thatë”, në mungesë të reshjeve të shiut.

“Dy javët e fundit të muajit gusht do të jenë me temperatura të larta. Presim vetëm një freskim në periudhën nga data 18 deri 20 gusht. Një rënie me 2 gradë të vlerave termike. Do të mbyllet një muaj me temperatura të larta, do të jetë një muaj i thatë, pasi kemi mungesë të theksuar të reshjeve në vendin tonë.

Herë pas here reshjet bëhen prezente, por do të jenë afatshkurtra. Fundi i muajit do të mbyllet i thatë, në mungesë të reshjeve dhe me temperatura të larta", ka thënë Bani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat