“Po nxirren studentët nga konviktet për të strehuar afganët”, vjen reagimi i ashpër i kryeministrit Rama

Shqipëria

“Po nxirren studentët nga konviktet për të strehuar afganët”, vjen reagimi i ashpër i kryeministrit Rama

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 16:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po nxirren studentët nga konviktet për të strehuar afganët.

"Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend!

Ajo dorë është Turpi i Shqiptarisë", shkruan Rama.

Kryeministri ka thënë se presin që të vijnë 3 mijë afganë. "Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz", është shprehur Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat