Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Kryegjyshi Botëror del me mesazhin e ndjerë

Shqipëria

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Kryegjyshi Botëror del me mesazhin e ndjerë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 21:55
Edmond Brahimaj

Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj përçoi sot në një intervistë për mediat atmosferën festive në Malin e Tomorit.

Ai ka thënë se pelegrinët nga e gjithë bota janë të shumtë këtë vit në Tomor, e të gjithë luten për paqe, dashuri e harmoni mes njerëzve.

Kryegjyshi dha mesazhin se të gjithë të bashkuar mund të mundim vështirësitë, e këtu iu referua edhe pandemisë COVID-19.

“Siç e keni parë vijojnë të vijnë njerëz të përmblidhen në përkujtimore, ku bëhet dhe lutja për pelegrinët, për dashurinë, paqen, mirësinë në të gjithë njerëzimin. Ne kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me shtetin shqiptar.

Rruga luan rol primar për ardhjen e njerëzve. Njerëzit vijnë e shkojnë lart në Malin e Tomorit. Kjo është ditë kulmore, ku të gjithë do t’i lutemi zotit për paqe, mirësi. Ti lutemi që të gjithë bashkë të përballojmë të gjitha vështirësitë, e të bashkuar dalim fitimtar nga sfidat. Besimtarët bektashianë i kanë sytë nga Tomori.

Ne po i tregojmë botës që edhe shqiptarët janë në Evropë, kanë të drejtë të hynë si të gjithë të tjerët. I lutemi zotit që vijmë pa incidente, për paqe. Ju po bëni propagandë të shkëlqyer që populli shqiptar feston në Malin e Tomorit”, tha kryegjyshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat