Digjen rreth 1.5 ha pyll me pisha, zona malore vështirëson futjen e mjeteve zjarrëfikëse

Shqipëria

Digjen rreth 1.5 ha pyll me pisha, zona malore vështirëson futjen e mjeteve zjarrëfikëse

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 23:59
Foto

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Mjeshovë në Berat. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga barinjtë e zonës, që mund të kenë ndezur zjarr ose të kenë hedhur aksidentalish ndonjë cigare të ndezur.

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë pyllin me pisha.

Në zonë kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrëfikës, të cilët po përpiqen ta vënë zjarrin nën kontrroll dhe të shuajnë vatrat e flakëve me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë e malor nuk lejon futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonëm e zjarrit.

Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri, që është vënë në të gjitha rastet nga pakujdesia nga vetë fshatarët, duke shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë e zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Mjeshovë, janë djegur deri më tani rreth 1.5 ha pyll me pisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat