Infektivi drejt ezaurimit të shtretërve, nisin përgatitjet për hapjen e COVID 3

Shqipëria

Infektivi drejt ezaurimit të shtretërve, nisin përgatitjet për hapjen e COVID 3

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Spitali Infektiv ndodhet në limitet e tij sa i takon kapacitetit për shtretër, pasi është rritur numri i të hospitalizuarve.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj raportoi se 24 orët e fundit kanë dëshmuar një mbushje të shpejtë të spitalit, ndërsa thuhet se në COVID 1 ka mbi 100 të shtruar.

Teksa kapaciteti i këtij spitali është 120 shtretër, Skendaj raporton se është informuar që gjatë natës është boshatisur COVID 3, ish-kirurgjia, e cila mendohet se do të kthehet sërish në spital COVID. Sipas tij, mesatarja ditore shkon nga 10-15, ndërsa ka pasur edhe 21 shtrime.

Po ashtu ai theksoi se ka pasur raste të riinfektimeve te personat që e kanë kaluar COVID-in por edhe te ata që janë vaksinuar. Lidhur me këtë fakt gazetari tregoi përvojën e vetë personale, ku prinderit e tij, edhe pse e vaksinuar, u preken nga COVID, si dhe ai për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat