Pushuesit largohen nga shiu/ Boshatiset Shëngjii, ndërpritet plazhi nga moti i keq

Shqipëria

Pushuesit largohen nga shiu/ Boshatiset Shëngjii, ndërpritet plazhi nga moti i keq

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Reshjet e shiut kanë larguar pushuesit nga bregdeti i Shëngjinit. Shumë prej tyre po e shfrytëzojnë këtë ditë të freskët për të shëtitur e ndërsa të tjerë edhe po largohen.

Ulja e temperaturave duket se do të sjellë më shpejt mbylljen e sezonit veror.

Pushuesit nga Kosova pas reshjeve të para kanë bërë valixhet gati për t’u larguar në atdhe. Largimi i menjëhershëm i pushuesve pritet të sjellë dhe trafik të rënduar në rrugë.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e pushuesve i janë drejtuar shëtitores dhe bregut të detit, duke shfrytëzuar kështu ajrin e pastër dhe freskinë e detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat