Frontex kap një familje emigrantësh të paligjshme, po shëtisnin nëpër qytet

Shqipëria

Frontex kap një familje emigrantësh të paligjshme, po shëtisnin nëpër qytet

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Frontex ka kapur këtë mbrëmje një familje emigrantësh të paligjshëm në qytetin e Korçës.

Familja me gjashtë anëtarë, çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijët, janë kapur pak minuta më parë në unazën e qytetit.

Ata ishin duke ecur nëpër qytet, kur janë konstatuar nga policia.

Menjëherë pasi janë ndaluar nga shërbimet, anëtarët e familjes janë transportuar në Drejtorinë e Kufirit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat