Ndahet nga jeta ish-kreu i Kuvendit, Ruçi me mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe!

Shqipëria

Ndahet nga jeta ish-kreu i Kuvendit, Ruçi me mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe!

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 14:34
Gramoz Ruçi

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, shpreh ngushëllime e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në moshën 73-vjeçare.

Në mesazhin e tij, Ruçi thekson se Kolë Berisha ishte një politikan vizionar dhe me integritet, simbol i urtësisë, tolerancës, përkushtimit, veprimit politik e kombëtar dhe kryeparlamentarit mendjehapur, me integritet e të matur.

“Me dëshpërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Kolë Berisha ishte një personalitet poliedrik: mësues dhe edukator me influencë, shkrimtar i shquar, njeri i aksionit politik, luftëtar i lirisë, veprimtar i palodhur shoqëror dhe frymëzues i tolerancës e mirëkuptimit, deputet i respektuar dhe kryeparlamentar autoritar.

Kolë Berisha i shërbeu Kosovës me vizionin, lidershipin dhe energjitë e tij, përndjekjen prej rregjimit serb, librat dhe veprën letrare, kontributin në LDK dhe në jetën politike, mbjelljen dhe shpërndarjen e frymës së pajtimit politik e njerëzor, si deputet i palodhur dhe së fundi edhe si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kolë Berisha ishte simbol i urtësisë, tolerancës, përkushtimit, veprimit politik e kombëtar dhe kryeparlamentarit mendjehapur, me integritet e të matur. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emtin tim i shpreh familjes, institucioneve dhe popullit të Kosovës ngushëllimet për këtë humbje të madhe.”, shkruan në mesazhin e tij Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat