Punonjësi u rikthye nga pushimet me COVID, drejtoria në Fier vijon punën

Shqipëria

Punonjësi u rikthye nga pushimet me COVID, drejtoria në Fier vijon punën

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Një punonjës i Drejtorisë së Mjedisit në Fier ka rezultuar pozitiv me covid-19. Nëpunësi është karantinuar por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me zyrtarët e tjerë të drejtorisë.

Ata vazhdojnë të jenë në punë ndërkohë që nëpunësi i infektuar i kishte kontaktuar të gjithë pasi ishte kthyer nga pushimet.

Gazetarja në Fier, Valbona Davidhi raporton se drejtoria rajonale e mjedisit ka 40 punonjës.

Ende nuk është dhënë urdhri për mbylljen e institucionit duke rrezikuar infektimin e personave të tjerë si qytetarë apo zyrtarë të tjerë që kanë kontakte me këtë institucion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat