Rama takohet me kryeministrin e Sllovenisë

Shqipëria

Rama takohet me kryeministrin e Sllovenisë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:03
Janez Jansha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Janshas.

“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Rama.

Një ditë më parë Rama u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat