Balla thumbon Gjiknurin: Atje s’bien tërmete, jam deputeti më i votuar

Shqipëria

Balla thumbon Gjiknurin: Atje s’bien tërmete, jam deputeti më i votuar

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:50
Taulant Balla

I mori Elbasanin, Balla thumbon Gjiknurin: Atje s’bien tërmete, jam deputeti më i votuar

“Secili prej nesh në karrierën e vet duhet ta ketë një hap në forcimin e vet si përfaqësues i PS. Kjo nuk është çështje kungujsh por përgjegjësish. Dua të them se ky është meraku im i vetëm. Do të mërzitem nga Rama nëse Elbasani nuk do marrë investimet e nevojshme për t’I kthyer atë borxh që PS i ka mandatin e tretë. Elbasani ka rezultatin më të mirë për PS.

Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Tifozeria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Do jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bien tërmete në Elbasan. Koha do tregojë që për atë që unë po them sot kam shumë të drejtë. Unë jam bërë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar. Ne gjithmonë ne kemi rifreskuar. Kam mbështetje maksimale për qeverinë e re.

Ministrat meritojnë respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Në këtë këndvështrim do mirëpres edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, edhe përmirësime. PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025. Ky është objektivi ynë”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat