Largimi nga LSI / Reagon për herë të parë Luan Rama

Shqipëria

Largimi nga LSI / Reagon për herë të parë Luan Rama

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:23
Luan Rama

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama ka folur për herë të parë nga një studio televizive për largimin e tij nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Ai tha se kolegët e kanë telefonuar ose i kanë shkruar mesazhe duke e mbështetur për vendimin që mori, teksa shtoi se ka patur edhe nga ata që nuk e kanë telefonuar, por nuk është faji i tij që ata marrin më pak vota se sa merr ai “like dhe komente”.

Kujtojmë se njëri prej emrave me të cilin u përplas gjatë fushatës brenda LSI-së ishte Petrit Vasili. Ky i fundit mori vetëm 362 vota në Tiranë, por do të jetë në Parlamentin e ri pas zgjedhjes së Monika Kryemadhit për të përfaqësuar qarkun e Fierit dhe jo Tiranën.

Pjesë nga intervista:

Sa dashamirësi  morët nga anëtarët e LSI?

Rama: Ka një gjë, ma kanë bërë dhe disa të tjerë. Shohin në status, se më tha një gazetar që s’ka bërë like apo koment asnjë i LSI. Ajo që më përkëdhel është fakti që në qindra komente që janë aty, të gjithë janë solidarë dhe vlerësojnë aktin tim. Të gjithë më inkurajojnë ta shoh objektibisht. Ashtu si me disa kolegë që s’kanë komentuar, kam komunikuar, dikush më ka dërguar mesazh, dikush më ka telefonuar, ndonjë që s’është ndër ta, nuk është faji im që merr më pak vota se saç marr unë komente e like. E rëndësishme është dukuria. Për të parë realisht atë që nuk është bërë. Kjo është çështje individuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat