Luan Rama nxjerr prapaskenat: Ja si e priti Monika Kryemadhi vendimin e largimit!

Shqipëria

Luan Rama nxjerr prapaskenat: Ja si e priti Monika Kryemadhi vendimin e largimit!

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:19
Luan Rama

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama thotë se opozita dhe LSI janë përgjegjëse për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Lidhur me vendimin për largimin nga çdo post drejtues i LSI, Luan Rama tha se qëndrimin ia ka bërë me dije edhe kryetares Monika Kryemadhi, e cila e ka mirëkuptuar.

Rama tregon se nuk e njoftoi Ilir Metën për largimin nga partia. Ai thotë se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin teksa e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra.

“Me zonjën Kryemadhi kam komunikuar më parë. Ia kam bërë të njohura me detaje arsyet e largimit dhe i kam kërkuar të më mirëkuptojë dhe ajo është shprehur me korrektesë se më mirëkupton”- u shpreh ai.

Pjesë nga intervista në News24

Si janë marrëdhëniet me Metën?

Marrëdhëniet që ka çdo qytetar me Presidentin apo kryetarin e Shtetit.

Çfarë ka ndodhur me Metën? U fol për një grindje me të, s’keni asnjë foto?

Nuk kishte arsye të shfaqeshim bashkë. Vinte si President i Republikës. Unë isha i angazhuar politikisht në një fushatë. Kam respektuar distancën partiake, nuk ndjeja nevojë, nuk gjendesha i tunduar nga presioni për të qenë në krah të Presidentit. Apo që Meta të ishte pjesë e fushatës sime. Unë e respektoj me shumë seriozitet distancën që duhet të ketë Presidenti nga subjektet zgjedhore.

Nuk ma ka thënë asnjëherë, e kam dëgjuar nga thashethemet. Nuk më ka impenjuar, nuk më ka shqetësuar. S’kam nga ta di unë. Pyesni Metën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat