Shpjegimi i Piperos: 96% e qytetarëve të shtruar në spital janë të pavaksinuar

Shqipëria

Shpjegimi i Piperos: 96% e qytetarëve të shtruar në spital janë të pavaksinuar

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 23:38
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero shprehet se jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën kundër COVID-19 mund të imunizohen.

Pipero shpjegoi se organizmi i njeriut nuk përgjigjet njëlloj për vaksinën, prandaj dhe imunizimi tek qytetarët është i ndryshëm.

“Vaksina me 100% mbrojte kundër COVID nuk ka. Edhe aplikimi i vaksinës ka të bëj me përgjigjen individuale, jo të gjithë reagojnë duke formuar imunitet. Njëlloj ndodh me personat që sëmuren”,-tha Pipero.

Mjeku tha se në vendin tonë, 96 % e qytetarëve të shtruar në spital me COVID janë të pavaksinuar.

“Diku tek 96% janë persona të pa vaksinuar të shtruar në spital Këto janë tregues real që shkenca thotë. 100% mbrojtje nuk ka, por 96% ka mbrojtje”,-tha Pipero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat