Rikthehen bastet sportive

Shqipëria

Rikthehen bastet sportive

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:15
Bastet sportive

Rritja e numrit të rasteve të personave të cilët luajnë më baste sportive ka bërë që policia ti rris kontrollet kryesisht në ambientet e lokaleve të cilët lejojnë këtë veprimtari të pa ligjshme.

Ndërhyrja e policisë bëhet në bazë të informacione për zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit me qëllim kapjen e personave në kushtet e flagrancës.

Por kohët e fundit dukë qenë se veprimtaria e basteve sportive kryhet nëpërmjet aparateve celularë në internet, policia ka sekuestruar aparatet telefonikë të qytetarëve duke bërë edhe këqyrjen e tyre. Këto veprime të policisë kanë ndeshur në reagimin e qytetarëve të cilët thonë se po u cenohen të dhënat personale, raporton Ora News.

Vetëm në 7 ditë policia ka kryer 3 operacione për goditjen e aktivitetit të lotove dhe lojërave të fatit.

Dy prej këtyre rasteve u evidentuan në qytetin e Durrësit dhe 1 në Shkodër, ku gjithsej numërohen 5 persona të arrestuar dhe më shumë se 10 të tjerë të proceduar.

Në 6 mujorin e parë të këtij 104 persona janë përfshirë në lojëra fati ose loto ku 33 janë arrestuar e ndaluar, 68 janë hetuar në gjendje të lirë si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Policia ka ndjekur penalisht edhe ata që lejojnë këtë aktivitet në lokalet e tyre ku nga janari deri në qershor janë regjistruar 42 raste me 47 autorë të implikuar, nga të cilët 16 të arrestuar, 29 të ndjekur në gjendje të lirë dhe 2 shpallur në kërkim.

Edhe pse viti 2020 u shoqërua me ndërprerjen e ndeshjeve sportive për shkak të pandemisë, kjo nuk e ndaloi këtë aktivitet . Gjatë vitit të kaluar 357 persona janë implikuar në kryerjen e lotove sportive të cilët 185 të arrestuar, 167 të hetuar në gjendje të lirë dhe 5 të shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat