Deputeti i PD-së ia thotë në sy Berishës: Je viktima e asaj që krijove për 30 vjet

Shqipëria

Deputeti i PD-së ia thotë në sy Berishës: Je viktima e asaj që krijove për 30 vjet

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 22:35
Sali Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ka bërë disa kritika në sy Sali Berishës teksa të dy ishin të ftuar në Opinion.

Kadilli që ka qenë dhe një prej kandidatëve për kryetar të PD, i tha Berishës, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, se është viktimë e asaj që krijoi vetë.

“Ju jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë, një parti që është monopol, nuk reaguat me të njëjtën forcë kur zgjedhjet sollën të njëjtin kryetar qeverie.

Të gjithë bashkë jemi viktima të një monopolizimi politik, që reflektohet më pas në ekonomi, në media etj. Forca dhe premtimi i z.Berisha ishte që do fliste kur të shihte humbjen e dytë radhazi, për të fituar PD, dhe për të fituar opozita,”
tha Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat