Peza e Madhe pa rrugë dhe ujë, banorët: Jemi si lagje e persekutuar

Shqipëria

Peza e Madhe pa rrugë dhe ujë, banorët: Jemi si lagje e persekutuar

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:19
Peza e Madhe

Gërryerja e zonës përreth kalasë së Dorzit po shkatërron historinë që përfaqëson monumenti.

Në këtë zonë, firmat që punojnë kanë vënë në rrezik këtë set arkeologjik si dhe pasurinë pyjore në Pezë të Madhe.

Ajo që është më shqetësuese është se makineritë e tonazhit të rëndë që kalojnë në këtë aks e kanë shkatërruar rrugën.

Edhe banorët thonë se degradimi i rrugës ka ardhur si pasojë e makinerive të rënda.

"Më e keqe është rruga këtu te ne se është një firmë këtej. Kemi bërë ankesë në bashki se dritaret nuk hapen, pluhur i madh na mbyti. Të shkosh në shtëpinë tonë nuk ha dot një perime," thotë banori.

Thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi prej disa ditësh vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm.

"S'kemi as ujë, as rrugë, asgjë. Nuk kemi fare. Jemi si lagje e persekutuar," thotë banorja.

Banorët bëjnë thirrje për marrjen e masave sa më parë për vëmendje pasi një zonë janë një numër i konsiderueshëm familjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat