Berisha nxjerr personin që fshihet pas sulmeve nga SHBA: I prisha shumë punë me veriun e Kosovës

Shqipëria

Berisha nxjerr personin që fshihet pas sulmeve nga SHBA: I prisha shumë punë me veriun e Kosovës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:42
Sali Berisha

Sali Berisha kur u pyet se cili është personi që po lobon kaq fortë kundër tij, edhe pse ka 8 vite që nuk është më në pushtet tha se është George Soros.

Sipas tij, kjo hakmarrje e Soros vjen pasi Berisha i ka prishur planet për ndarjen e Kosovës, ku planin e kishin hartuar së bashku Soros, Rama, Thaçi dhe Vuçiq.

“Është një hakmarrje e mirëfilltë e George Soros. I prisha shumë punë me veriun e Kosovës.

Thaçi, Rama dhe Vuçiç kishin shkuar me harta dhe gënjenin, duke thënë se për këtë projekt ishin të gjithë dakord”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat