Të paktën 50 gra e fëmijë shqiptarë në kampet e tmerrit në Siri

Shqipëria

Të paktën 50 gra e fëmijë shqiptarë në kampet e tmerrit në Siri

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Në Siri janë të paktën 50 gra e fëmijë shqiptarë në dy kampet kryesore të ngritura për izolimin e radikalëve dhe familjarëve të tyre pas mposhtjes së ISIS-it.

Shifra u bë publike nga gazetari Taulant Koplikaj, ndër të parët që ka ngritur si shqetësimin problemin e shqiptarëve të mbetur të bllokuar në Siri dhe që solli historinë e Alvin Berishës.

“Fati i mirë deshi që pas kësaj pune të mirë, u tërhoq një pjesë e tyre, por s'duhet të harrojmë se atje janë ende 50 gra e fëmijë që rrezikojnë të radikalizohen”, deklaroi gazetari gjatë prezantimit në Shkodër të një dokumentari prej 60 minutash me titullin “DAESH”.

“Shkuam në qytetin Raqqa-s, që është simboli i ISIS dhe sollëm rrëfime personale të njerëzve që kanë vuajtur në dhunën e ISIS. Hapi tjetër kanë qenë kampet. Kemi shkuar në dy kampet kryesore të xhihadistëve dhe jemi munduar të sjellim sa më shumë dëshmi të grave e fëmijëve”, u shpreh ai.

Përmes intervistave dhe dëshmive reale të të mbijetuarve të terrorizmit sollën dritë-hijet e luftës në tokat e Shamit. Gazetari Taulant Koplikaj apeloi për riatdhesimin e të paktën 50 fëmijëve dhe grave që gjenden ende në kampet siriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat