Gazetarja reagon për vrasjen e 23-vjeçares nga bashkëshorti: A do t’i mësojmë këta palo burra që gruaja ...

Shqipëria

Gazetarja reagon për vrasjen e 23-vjeçares nga bashkëshorti: A do t’i mësojmë këta palo burra që gruaja ...

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:44
Elton Meta, Sabrina Bengaj

Gazetarja e njohur, Aulona Musta ka reaguar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj. Kjo e fundit mbeti e vrarë mbrëmjen e djeshme nga duart e ish-bashkëshortit të saj, Elton Meta. Policia ka bërë të ditur se e reja është ekzekutuar në banesën e prindërve të saj, duke lënë pas një vajzë të mitur.

Në postim e gjatë në profilin e saj në “Instagram”, Aulona ngre pyetjen “edhe sa të tjera?”.

Postimi i plotë:

Edhe sa te tjera?

Une e di qe nje postim ne instagram nuk do ndryshoje asgje, por une nuk mund te rrij dot e heshtur dhe nuk duhet te rrish as ti!

Nje tjeter jete gruaje, nene, te reje ne lule te moshe ju mor jeta padrejtesisht, mizorisht! Ku ta gjej kurajon une dhe shume te tjera si une t’i thone vajzave dhe grave ndahuni nga partneri/i fejuari/bashkeshorti nese jeni te palumtura, nese ushtrojne dhune, kur kjo ndarje mund te rezultoje fatale? Kur ketu nuk te mbron askush? Kur ketu burri te konsideron prone tende edhe 20 vjet pasi je ndare dhe mund te vije te te vrasi se ashtu ja shkrepi ne koke!

Kush do ta mbaje pergjegjesine qe ky individ i denuar vetem nje vit me pare per kanosje, rrembim te anetareve te familjes se viktimes, u la i lire, pa asnje kontroll, te afrohej prane viktimes?

Ah, po, na falni se jemi shume te zene me Lulin dhe Berishen keto dite, s’kemi nge per ngjarje te tilla te vogla. Fundja jeta e nje vajze nga fshati humbi. Pune e madhe fort!

Mburremi se qeveria e re eshte e perbere kryesisht nga gra! Po a do bejne ndonje gje ato te uruara ministre e deputete te gjinise femerore, per vajzat dhe grate e dhunuara, kercenuara, poshteruara sistematikisht ne kete vend?

A do t’i mesojme keta palo burra te frustruara, injorant, impotent qe gruaja nuk eshte prone e askujt dhe nese do te ndahet KA GJITHE TE DREJTEN E BOTES TE NDAHET!

A do t’i mbrojme vajzat dhe grate ne kete vend, apo siguria dhe jeta e tyre nuk do jete asnjehere aq e rendesishme sa per t’u bere pjese serioze e axhendes se kryeministrit, ministreve apo deputeteve te ketij parlamenti ku bien kambanat per gjithcka, vetem per krimin ne familje s’kane rene asnjehere aq seriozisht!

Sabrina e bukur dhe guximtare, qe gjeti kurajon te largohet nga nje martese qe nuk e donte me, u vra.

Po sa Sabrina te tjera ka qe presin radhen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat