Ashensori përfundoi në katin zero, shoqërohen dy persona

Shqipëria

Ashensori përfundoi në katin zero, shoqërohen dy persona

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Ashensori i pallatit që sot u rrëzua duke rrezikuar jetën e 5 personave që ndodheshin brenda në të, ka pasur defekte edhe më herët ndërsa rreth tre muaj më parë kishte shfaqur të njëjtin problem. Banorët ishin ankuar disa herë për këtë gjë, por deri më sot nuk kishte marrë zgjidhje.

Gazetarja Xhensila Kodra në lidhje me ngjarjen e një natë më parë janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe personi përgjegjës për mirëmbajtjen.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ashensori ka pasur një defekt në pjesën anësore mes katit të parë dhe katit të dytë. Për pasojë ashensori ka rënë në katin zero duke rrëshqitur me një kat e gjysmë, por për fat të mirë ka ngecur pa përfunduar në fund.

Në atë moment brenda në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajza, njëra prej të cilave shtatzënë. ABC mëson se kjo e fundit pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar për në banesë, ndërsa e lënduara tjetër po vijon të qëndrojë në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat