Spiropali takon udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi

Shqipëria

Spiropali takon udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:01
Foto nga takimi

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali bën me dije se patën një bisedë frymëzuese dhe e cilëson Tsikhanouskaya si politikane që kërkoi demokraci duke luftuar për zgjedhje të lira, për të drejtat e qytetarëve, lirinë e medias, respektimin e dinjitetit njerëzor përballë një regjimi që ka arrestuar dhe dëbuar me mijëra qytetarë dhe aktivistë.

Postimi i plotë

Me gruan e fortë dhe kurajoze, udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya. Biseda me zj.Tsikhanouskaya ishte frymëzuese. Ajo është model i guximit dhe luftës për liri të popujve që vuajnë nën regjime shtypëse.

Politikane që qëndroi, kandidoi dhe inspiroi bashkëkombësit e saj, për të kërkuar demokraci, duke luftuar për zgjedhje të lira, për të drejtat e qytetarëve, lirinë e medias, respektimin e dinjitetit njerëzor përballë një regjimi që ka arrestuar dhe dëbuar me mijëra qytetarë dhe aktivistë.

Shqipëria qëndron krah Bjellorusisë dhe popujve që vuajnë tiraninë, por luftojnë për demokraci dhe kërkojnë një të ardhme të sigurt nën shembujt e rojtarëve të demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat