Vrasja e oficerit Hoxha, Maliqi: Krimi drejton shtetin, policia pa mbrojtje dhe pa strategji

Shqipëria

Vrasja e oficerit Hoxha, Maliqi: Krimi drejton shtetin, policia pa mbrojtje dhe pa strategji

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:24
Lefter Maliqi

Nënkomisari Saimir Hoxha, i cili është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ u vra më 28 shtator, nga Aldi Rama, 21-vjeç, i cili ka humbur jetën pasi u vetë plagos e për pasojë nuk mund të mbijetonte. 

Ngjarja e rëndë që tronditi Lezhën, ka ngritur një sërë pikëpytjesh. Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se do të ketë krime edhe në vazhdim, pasi sipas tij mandati i tretë është marrë në bashkëpunim me banditë kriminelë.

“Nuk është ndonjë çudi, për situatën e rëndë politike, ekonomike, kriminale në të cilën ndodhet vendi. Çdo qeveri merr pushtetin duke përdorur, forcën, bandat, krimin paratë e drogës, presionet, dhe në këtë mënyrë sigurisht që kriminalitet t ka pasur dhe do të ketë. Nuk kanë ça presin shqiptarët, do të ketë dhe ngjarje të tjera sepse mandati i tretë pavarësisht veprimeve të kampit të djathtë për marrëveshje të fshehtë me Kryeministrin zaptues të  gjithë institucioneve, u mor në bashkëpunim me banditë kriminelë.”

Policia kërkon mbrojtje

Maliqi, në një intervistë që ka dhënë për Ora Neës, thekson se policia e shtetit është pa mbrojtje, ndërkohë shton se të gjithë personat që kanë dalë nga burgu, janë në krah të qeverisë

Ai shton se janë vrarë shumë policë, pasi janë pa mbrojtje dhe nuk kanë një strategji.

“Baza e policisë së shtetit kërkon mbrojtje me mjete në financim punë, por baza e policisë së shtetit vazhdon të jetë më e goditura nga krimi dhe nga vetë shteti. Krerët e policisë të cilët janë njësh të lidhur me politikën dhe krimin. OFL ishte një shkelje e rëndë dhe një përdorim i rilindjes për t’i mbajtur peng dhe për t’i përdorur në fushatën e 25 Prillit.  E kam parë vetë me sy se të gjithë të fortët, që kanë dalë nga burgu janë me prona të jashtëzakonshme, janë mjekë, janë inxhinierë, janë ekonomistë, rrojnë me rrogën e shtetit, dhe të gjithë i ke në krahë të PS. 

U vra oficeri i policisë ashtu siç vrau dhe polici Klodian Rashën në Tiranë, por polici kishte mbrojtje nga krerët e policisë dhe u bë manipulimi i votave. Janë vra shumë policë, janë pa mbrojtje, pa strategji. Nuk mund të shkojë një oficer policie pa mbrojtje. Nëse personi ishte arrest shtëpie, do të thotë se ai ruhet nga policia e shtetit. Kjo do të thotë se ky person ka paguar që ka dalë në arrest shtëpie dhe ka vazhduar aktivitetin kriminal.”

Krimi njësh me shtetin

Maliqi shprehet se situata është alarmante, duke qenë se krimi është bërë njësh me shtetin.

“Kontrolli i policisë ka qenë spontan, se po të ishte kontroll me informacion të saktë për këtë person duhet të ishin marrë masa. Krimi godet shtetin, krimi drejton shtetin dhe është njësh me politikën. Në Vlorë ke mbi 50 të zhdukur dhe nuk dihen, ke në Lushnje të vrarë dhe nuk dihen autorët. Krimi është fuqizuar në ekonomi dhe bëhen vrasje me pagesë, bëhen kërcënime ndërkohë që përfitojnë dhe nëpërmjet politikës nëpërmjet tenderave korruptiv. Situata është alarmante.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat