Festë në shtëpinë e deputetes më të vjetër të parlamentit shqiptar, ja sa vjeç mbush sot Luljeta Bozo

Shqipëria

Festë në shtëpinë e deputetes më të vjetër të parlamentit shqiptar, ja sa vjeç mbush sot Luljeta Bozo

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:52
Luljeta Bozo

Në shtëpinë e deputetes së parlamentit të Shqipërisë, Luljeta Bozo, ka sot festë. 

Bozo mbush këtë 2 Tetor 79-vjeçe, e megjithatë mosha nuk e ka detyruar ish-profesoreshën e Inxhinierisë së Ndërtimit të dalë në pension.

Ajo do të përfaqësoje qytetarët e Tiranës gjatë legjislaturës parlamentare 2021-2025. Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionlë se dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989. Përgjatë gjithë karrierës së saj ajo ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin profesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat