Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen, 4 të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen, 4 të plagosur

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen pasditen e sotme. Mësohet se një mjet tip ‘Renault’ është përplasur me një tip ‘Ford’, e si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime katër persona.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës

Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat