Rritja e çmimeve/ Basha: Njerëzit blejnë me listë, dalin nga dyqanet me gjysmë bukë, dy karrota e dy qepë

Shqipëria

Rritja e çmimeve/ Basha: Njerëzit blejnë me listë, dalin nga dyqanet me gjysmë bukë, dy karrota e dy qepë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:34
Lulzim Basha

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat në lidhje me krizën energjitike duke thënë se jemi në krizë korrupsioni.

Basha i ftoi të gjithë që të shohin nga afër se si janë rritur çmimet për të parë se si qytetarët shqiptarë blejnë me listë dhe dalin nga dyqani me gjysmë buke, dy karrota e dy qepë.

Basha: Nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht tek drejtuesit famëkeq nga Cela i Durrësit e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur. Ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit fundjavor në Tiranë dhe të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve, nuk mund të rrimë duarkryq ndaj do të vazhdojë siç ka nisur me një ofensivë që do ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare.

Kjo krizë korrupsioni po përkthehet në një rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme. Ju ftoj si media t’i drejtoni kamerat tek qytetarët, në rrugë apo tek dyqanet. Tek dyqanet, kamerat do të fiksojnë njerëzit që blejnë me listë si asnjëherë më parë në 30 vite. Ky problem nuk lindi sot. Do vëreni që blejnë gjysmë buke, dy karrota, dy qepë. Do vini re se cimet kanë kapërcyer jo thjesht në energji, por në gjithcka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat