Edhe me Ujësjellës të ri s’ka ujë në Delvinë, ankohen banorët

Shqipëria

Edhe me Ujësjellës të ri s’ka ujë në Delvinë, ankohen banorët

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Pavarësisht se Ujësjellësi në Delvinë iu nënshtrua rikonstruktimit të plotë, dhe projekti parashikonte furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për banorët, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Qytetarët atje ankohen për furnizimin me ujë, ndërsa shtojnë se ai është i pakonsumueshëm.

"Kjo ishte një torturë prej shumë dekadash, që tanimë mori fund. Ne kemi 24 orë ujë".

Kjo ishte deklarata e kryeministrit,Edi Rama, në Delvinë pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare teksa inspektoi punimet në Ujësjellësin e ri të qytetit që kapte vlerën e 1.85 milionë euro.

Por pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga kjo deklaratë, Delvina vijon të ketë probleme me furnizimin me ujë.

"Nuk përdorim asgjë. Për të pirë kush ka ndonjë makinë shkon dhe e mbush te burimi.Mosha ime tani, të marr bidonët në kurriz dhe të mbush ujë".

Ata thonë se uji që shkon në rubinetët e shtëpive, është i ndotur dhe i papërdorshëm.

"Kemi marrë ujë por të papijshëm."

"Uji është i papijshëm."

"Nuk e përdor fare atë ujë."

Të gjendur në këto kushte, ata deklarojnë se janë të detyruar që ta blejnë ujin.

"E blejmë në dyqan, një shishe 1000 lekë."

Në kaudër të rikonstruktimit të Ujësjellësit të ri, aty është ngritur një depo prej 900 metër kub ujë, ndërsa projekti parashikonte të mbulonte 80% të Bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat