Dasho: Fëmijët mbi 12 vjeç duhen vaksinuar sepse janë transmetues, sugjerohet edhe mosha 5-11 vjeç

Shqipëria

Dasho: Fëmijët mbi 12 vjeç duhen vaksinuar sepse janë transmetues, sugjerohet edhe mosha 5-11 vjeç

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:26
Erion Dasho

Në një intervistë për gazetaren Besmira Pelushaj në RTV Ora, mjeku Erion Dasho u shpreh se vaksinimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm.

Ai tha se fëmijët nuk preken rëndë nga covidi dhe nuk kanë komplikacione, por ata luajnë rol në transmetim dhe infektojnë të rriturit.

Dasho: Vaksinimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm. Në Evropë me fillimin e shkollës, pasi një rritje të rasteve me covid. Fëmijët nuk preken rëndë nga covidi, por ata luajnë rol në transmetim dhe infektojnë të rriturit. Qysh nga korriku është sugjeruar vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeç. Po diskutohet që të vaksinohen edhe fëmijët 5-11 vjeç. Kjo bëhet sepse fëmijët nuk preken, por transmetojnë virusin.

Prandaj prindërit duhet të jenë të ndërgjegjshëm sepse ka të bëjë edhe me mbrojtjen e jetës së fëmijëve, si dhe atë të të rriturve. Fëmijët vaksinohen me të njëjtën dozë sikurse edhe të rriturit. Vaksina e vetme e rekomanduar për moshat nën 18 vjeç është Pfizer, sepse pas analizave ka rezultuar se është e vetmja që mund të përdoret në mosha pediatrike.

Dasho shtoi se Prindërit shqiptarë e kanë humbur besimin, sepse dozat e para Pfizer erdhën me çanta dore, gjë e cila sipas tij tregon se qeveri nuk u kujdes për shqiptarët.

DashoPrindërit shqiptarë e kanë humbur besimin, sepse dozat e para Pfizer erdhën me çanta dore. Kjo tregon se qeveri nuk u kujdes për shqiptarët, por për imazhin e vet sepse ishte një vit elektoral. Po ashtu, patëm edhe futjen e vaksinës kineze që nuk është miratuar nga institucione perëndimore. Edhe fushata elektorale u hap dhe u mbyll me ato tendat e vaksinimit, që ishin të turpshme. Nuk kishte kujdes për shëndetin, por ishte një fushatë e partisë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat