Rama e Manastirliu në Qendrën e re Shëndetësore në Belsh: 9 mijë mamografi të kryera vetëm në tetor

Shqipëria

Rama e Manastirliu në Qendrën e re Shëndetësore në Belsh: 9 mijë mamografi të kryera vetëm në tetor

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:24
Rama e Manastirliu

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën e Rilindur Shëndetësore në Belsh, në mbyllje të fazës së parë të Programit Kombëtar për Rehabilitimin e 300 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, të cilat i ofrojnë qytetarëve shërbim parësor me standard europiane.

Në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Kryeministri bëri një tur të qendrës shëndetësore dhe u prezantua me të gjitha shërbimet që marrin pacientët vendas. Ministrja tregoi se qendra e Belshit është pjesë e programit për vaksinimin kundër gripit duke shtuar se tashmë janë shpërndarë më shumë se 200 mijë vaksina kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulance në vend. Ministrja Manastirliu gjithashtu u shpreh se në kontrollin parësor bazë, që ka nisur të funksionojë në këtë qendër që në shtator, banorët kanë treguar interes të jashtëzakonshëm, për të kryer kontrollet periodike.

“Qendra Shëndetësore e Belshit, ashtu si qendrat e tjera shëndetësore në vend, ofron vaksinim kundër Covid-19 për banorët. Ministrja Manastirliu tha se në total janë kryer më shumë se 1 900 000 vaksinime të kryera me një ose dy doza. Ndërsa, sa i përket muajit tetor, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, u përmbyll me një numër të madh mamografish të kryera, me më shumë 9 mijë mamografi vetëm përgjatë një muaji në të gjithë vendin”- tha Manastirliu.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti janë kryer më shumë se 13 mijë mamografi, duke theksuar se pas investimit të qeverisë për mamografitë, tashmë mamografi falas kryen në çdo spital rajonal nga veriu në jug falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat