Kuvendi Kombëtar më 11 Dhjetor, Kadilli: Njerëzit nuk janë për Berishën, por janë të pakënaqur nga Basha

Shqipëria

Kuvendi Kombëtar më 11 Dhjetor, Kadilli: Njerëzit nuk janë për Berishën, por janë të pakënaqur nga Basha

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 19:50
Fatbardh Kadilli

Më 11 Dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Këtë e bëri të ditur dy ditë më parë ish-Kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Lezhës.

Ish-anëtari i Kryesisë Fatbardh Kadilli, në një intervistë për Ora News, është shprehur se është e drejtë legjitime që Kuvendi të mbahet nëse janë mbledhur 1500 firmat e delegatëve të PD.

Fatbardh Kadilli: Nuk është çështje date e gjitha është një aksion politik që ka nisur Berisha dhe mbështetësin e ka gjeneruar. Në rastin se Berisha i ka numrat e mjaftueshëm për të mbëldhur Kuvendin është një e drejtë legjitime. nëse demorkatët kanë firmosur për të thirrur Kuvendin, Kuvendi natyrisht thirret. Nëse gjysma e demokratëve nuk marrin pjesë në Kuvend, Kuvendi është legjitim.

Ai thotë se nuk pret që Kryedemorkati Lulzim Basha të largohet, ndërsa shton se ky i fundit duhet të kishte reflektuar në lidhje me situatën që është krijuar në PD.

Teksa ka komentuar ‘Foltoren’ e Berishës, Kadilli thotë se njerëzit nuk janë atje për liderin historik të PD, por sipas tij ata janë të pakënaqur nga drejtimi i Bashës.

Fatbardh Kadilli: Nuk pres që Basha të largohet, nuk shoh asnjë shenjë reflektimi nga ai. Reflektimi i tij duhet të ishte më i shpejtë duke parë se çfarë po ndodh rrotull. Ai duhet të ishte i aftë të kuptonte që kundërvënia që i bëri Berisha për arsye politike dhe personale u shoqëruan me kundërvënie masive, me gatishmëri të madhe të demokratëve për t’iu bashkuar forcës Berishës. Njerëzit nuk janë atje për Berishën, njerëzit nuk janë atje për Berishën por sepse janë të mërzitur të pakënaqur dhe të zemëruar nga mënyra sesi drejton Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat