Ky është personi që e dhunoi mbesën e tij për 4 vite

Shqipëria

Ky është personi që e dhunoi mbesën e tij për 4 vite

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Kabul Hunda

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e  sotme në Gjirokastër tronditi mbarë vendin ku një tjetër vajza, 16 vjeçë abuzohej seksualisht me dhunë nga një 53 vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi Kabul Hunda i vënë në pranga nga policia e Gjirokastër.

Pas arrestimit, ku u zbulua se Hunda abuzonte me 16 vjeçaren prej 4 vitesh dhe ajo tashmë është në gjendje kritike në spital, ka folur autori.

54-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke deklaruar se ngjarja është e montuar, dhe nuk dëshiron të japë shpjegim.

“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.

Ajo që është më tronditëse është deklarata e nënës së saj duke deklaruar se ishin në dijeni dhe se kjo çështje do mbesë në heshtje. “Asgjë do rrimë në heshtje, vajza është shumë mirë, atë hall e dimë ne”–  është shprehur ajo për mediat.

Deklarata:

Vajza më ka thënë se që kur ishte 12 vjeçe dhe deri më sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare.

Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. As që më shkonte mendja, unë mendoja se ai na përkrahte.

Tani vajza shyqyr Zotit është mirë, mund të më kishte vdekur nga të qarat, e katërta ditë sot që qan. Kunati bëri denoncimin në polici. Nuk e dua më jetën. Kam dhe tre fëmijë të tjerë, nuk u kemi thënë. Burri është shumë keq, kemi frikë, nuk duam të merret vesh, do ishte keq për vajzën.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat