Pipero flet për situatën: Virusi është ende agresiv

Shqipëria

Pipero flet për situatën: Virusi është ende agresiv

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 06:07
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se personat që e kalojnë COVID-in me simptoma të lehta të sëmundjes marrin pak imunitet. Ai tha po ashtu, se virusi është ende agresiv, por numri i pakët i rasteve dhe viktimave lidhet me faktin se një pjesë e popullsisë e ka kaluar virusin, e të tjerët, kanë bërë vaksinat

“Personat që e kalojnë COVID-in me simptoma të lehta, mund të marrin pak imunitet. Studiuesit fillimisht kanë dokumentar që rënia në kontakt me virusin në mënyrë graduale dhe kalimi i COVID-it me simptoma klinike, ne mendonim se fitonin imunitet, por ato janë thuajse fare si të pa prekur. Ky virus dëshmoi të kishte disa ndryshime gjenetike dhe e bën atë ende të pa eksploruar dhe me shumë pikëpyetje. Numrat realisht kanë rënë dhe do të bien sepse një pjesë e qytetarëve janë vaksinuar, e një pjesë e kanë kaluar. Virusi ende është agresiv.

Vitin e kaluar ne patëm edhe bllokim, u ndërprenë qarkullimet ndërkombëtare, u ul qarkullimi brenda dhe jashtë vendit dhe qarkullimi i viruseve ishte i ulët, për shkak të masave që ndikonin. Në fakt është thënë që ky virus nuk lë vend për viruset e tjera. Fakti që virozat e tjera stinore kanë filluar të kenë aktivitet. Virusi ka nisur të fitojë terren”, tha Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat