Vihet në pranga autori i grabitjes së dhunshme në shtëpinë e Nazmi Çangut

Shqipëria

Vihet në pranga autori i grabitjes së dhunshme në shtëpinë e Nazmi Çangut

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 08:55
Nazmi Çangu

Mëngjesin e sotëm në Tiranë po zhvillohet një operacion blic nga FNSH me urdhër të Prokurorisë së Krujës.

Burimet bëjnë me dije se ky aksion vjen pas grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu dhe sipas burimeve është vënë në pranga një nga autorët.

FNSH mësohet se po ekzekuton urdhër arrestet për disa persona, prandaj dhe operacioni është ende në zhvillim.

Rikujtojmë se ditën e djeshme u bë me dije se një ndër hajdutët e biznesmenit Nazmi Çangu ndodhej në Tiranë pasi kishte lënë gjurmë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat