Drejtori i shkollës ngacmonte seksualisht dy 14-vjeçaret, u dërgonte SMS edhe gjatë natës

Shqipëria

Drejtori i shkollës ngacmonte seksualisht dy 14-vjeçaret, u dërgonte SMS edhe gjatë natës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shkollat e vendit ku një drejtor shkolle ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe burime bëjnë me dije se i arrestuari për këtë ngjarje është shtetasi Adriatik Haxhillari.

Adriatik Haxhillari me profesion është drejtor në shkollën 9-vjeccare të fshatit Stropckë të Pogradecit.

Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë.

Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, drejtori u ka dërguar SMS ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur t’i bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale "ngacmimi seksual".

Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat