Luftë oligarkisë, PD do kërkoje ndryshimin e ligjit antimafia, SPAK organi kryesore në proces

Shqipëria

Luftë oligarkisë, PD do kërkoje ndryshimin e ligjit antimafia, SPAK organi kryesore në proces

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Ilustrim

Partia Demokratike do të riktheje propozimin e vitit 2018 për ndryshimin e ligjit anti mafia, si një mekanizëm për të luftuar atë që e quan oligarki. Drafti po ri diskutohet në selinë blu, ndërsa pritet që ti hiqet roli i qeverisë në këtë ligj për t’ia kaluar të gjithin SPAK dhe gjykatës special.

Partia Demokratike po punon për disa ndryshime thelbësore atë që njihet si ligji anti mafia, me synim zhveshjen e qeverisë nga disa kompetenca që ka mbi këtë dhe kalimin e tyre të struktura e posaçme anti korrupsion. 

Nisma daton që në vitin 2018, por situata politike e krijuar me djegien e mandateve bëri që kjo nisëm të shtyhet.

Por në selinë blu po punohet intensivisht mbi këtë nisëm nga ekspertet e pritet që Lulzim Basha, t’ia propozoi në ditët e ardhshme grupit parlamentar e më pas ta dorëzoje zyrtarisht në kuvend.  

Ndryshimet synojnë prekjen e disa neneve të rëndësishme të ligjit, ndërsa pritet që të ketë edhe propozime për të luftuar atë që Partia Demokratike e quan oligarki.

Në këtë pikë  në ligj pritet të parashikohet kalimi në site i koncesioneve dhe kontratave të partneritetit publik privat, të cilat i kushtojnë qindra miliona euro buxhetit dhe shkojnë në mënyrë korruptive tek klientët e qeverise. 

Ligji anti mafia parashikon se në rast konstatimi të kontratave të pa rregullta, akteve korruptive apo pastrimit të parave të krimit,    kontratat anulohen menjëherë dhe do të sekuestrohen pasuritë e privatit dhe zyrtarëve. 

Në propozimet e 2018 PD parashikonte një proces me tri hallka.

Ku ishte qeveria  që sipas  që do të angazhohej në këtë punë do të ketë të gjithë kapacitetet e nevojshme për verifikimin e kontratave të dyshuara, më pas do të jetë SPAK-u që do të bëj hetimin, ndërsa barra e provës do t’i takojë privatit dhe në fund do të jetë vendimi i Gjykatës Speciale. 

Por me ndryshimet e propozuara pritet synohet që qeveria të mos ketë asnjë rrol dhe e gjithë barra ti kaloje SPAK-ut dhe gjykatës speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat