Lefter Maliqi krah Sali Berishes: Qentë le të lehin, karvani s'ndalet deri në fitoren e PD dhe opozitës së bashkuar

Shqipëria

Lefter Maliqi krah Sali Berishes: Qentë le të lehin, karvani s'ndalet deri në fitoren e PD dhe opozitës së bashkuar

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:35
Sali Berisha,Lefter Maliqi

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Lefter Maliqi deklaron se 11 Dhjetori do të jetë dita e madhe e domokracisë dhe fillimi i rënies së Rilindjes së krimit.

Bashkangjitur me foton krah për krah me Sali Berishën, Maliqi shkruan se vetëm foltorja historike e Berishës shkatërron bunkerin e narkoshtetit, duke thënë në mënyrë karakteristike: "Qentë le të lehin, karvani s'ndalet deri në fitoren e PD dhe opozitës së bashkuar."

"11 Dhjetori dita e madhe e demokracisë dhe fillimit të rënies së Rilindjes së krimit. Pengjet e Ramës janë alarmuar se nuk e prisnin fundin e tyre me turp siç e meritonin. Vetëm foltorja historike e Berishës shkatërron bunkerin e narkoshtetit.

Zoti e desh Berishën në këto momente për të shpëtuar demokracinë. Qentë le të lehin, karvani s'ndalet deri në fitoren e PD dhe opozitës së bashkuar. Kuvendi i madh po afron, dita e ndeshkimit të pengut dhe koneve rreth tij po perëndon. Dielli i fitores po afron. Të bashkuar në 11 Dhjetor dhe në vazhdim me protesta e revolucion demokratik deri në vendosjen e demokracisë, votës së lirë dhe të ardhmes Europiane. Fitore!" shkruan Maliqi në Facebook.

Para pak ditësh, Sali Berisha njoftoi për një 11 dhjetor të dytë. Partinë që e themeloi në 1990 kërkon ta rithemelojë.

Berisha ka  mbledhur 4200 firma që prej nisjes së turit të foltores, të cilat ka thënë  se do t'ia dorëzojë kreut të Këshillit Kombëtar të selisë blu, Edi Paloka, së bashku me kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD dhe rendin e ditës.

Ndërsa sot Edi Paloka verifikoi firmat e Kuvendit, duke thënë se formularët janë me të gjitha të dhënat e delegatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat