Gërmonte në Zharrëz dhe shpërdoroi tokën në mënyrë të paligjshme, arrestohet 39-vjeçari

Shqipëria

Gërmonte në Zharrëz dhe shpërdoroi tokën në mënyrë të paligjshme, arrestohet 39-vjeçari

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 39-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Fier për ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa policia ka sekuestruar dy mjete gërmuese ekskavator dhe një kamion.

Policia arrestoi shtetasin S. T., 39 vjeç, banues në Fier, pasi ky shtetas u konstatua se në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, po gërmonte dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat