Ervin Salianji, debat të fortë me Çlirim Gjatën

Shqipëria

Ervin Salianji, debat të fortë me Çlirim Gjatën

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:53
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është përplasur ashpër me Çlirim Gjatën në lidhje me dy Kuvendet Kombëtare të PD, të thirrura nga Basha dhe Berisha. Në debatin e tyre u përfshi edhe çështja e votave dhe Salianji akuzoi Gjatën se nuk ka marrë vota në zgjedhje.

Pjesë nga debati në Open

Ervin Salianji dhe Çlirim Gjatës në lidhje me dy Kuvendet Kombëtare të PD, të thirrura nga Basha dhe Berisha.

Salianji: Ata që i ke aty, i ke kryetarë grup seksionesh, kryetarë seksionesh që kanë mbajtur peshën e partisë. Kam unë 5200 firma, i kam lënë tek zyra e Fitimit, do vini ti verifikoni nesër?

Gjata: Pse nuk fiton PD me kaq shumë vota?

Salianji: Se ka disa që nuk marrin vota. Ka disa që kanë pak vota dhe duan të drejtojnë ata që kanë më shumë vota, se nuk ka meritë, nuk ka votë. Vijnë ata që janë punuar kundër PD, që kanë qenë në parti tjetër dhe na diskutojnë ne për  Kuvendin e PD. Vijnë ish drejtorat dhe kështu.

Gjata: Është mirë që të bëhet një llogari kur të duan në PD. Pse kur nxirrni deklarata për oligarkët, lihen përgjysmë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat